21:43 / E Premte, 21 Korrik 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Liridon Fetahaj transferohet te Suhareka

Ish-futbollisti i Lirisë, Liridon Fetahaj, është transferuar te FC Suhareka.

Fetahaj pas largimit nga Liria ishte transferuar te skuadra e Malishevës, por pa kaluar një muaj ai ka shkëputur kontratën me këtë klub, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi prizrenas ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin e Suharekës.

IndeksOnline ditë më parë ka kontaktuar me Liridon Fetahajn, i cili ka konfirmuar se do të jetë futbollist i ri i FC Suharekës.

Fetahaj sezonin e fundit ishte një nga futbollistër më të dalluar te Liria, ku arritën ta inkuadronin skuadrën në Superligën e Kosovës, pas katër viteve./IndeksOnline/