Zyrtare: Liridon Leci transferohet te Llapit

Mbrojtësi i krahut të majtë, Liridon Leci edhe zyrtarisht është pjesë e KF Llapit.
Leci së fundmi ishte pjesë e KF Dritës, me të cilët u shpall kampion i Kosovës, transmeton Indeksonline.

Ai ka qenë pjesë e shumë skuadrave në Kosovë, po ashtu ka pasur karrierë edhe në Suedi.
Leci është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Kosovë./Indeksonline/
