Zyrtare: Liverpooli ia zgjat kontratën Adam Lallanes

Skuadra e Liverpoolit përmes rrjeteve sociale ka lajmëruar se ia ka zgjatur kontratën, Adam Lallanes.
Ai do të qëndrojë te Liverpool deri në përfundim të këtij sezoni, transmeton Indeksonline.
Këtë Liverpooli e bëri që Lallana ta festojë titullin e Premier Ligës me skuadrën.
Kloppi e vlerëson lart kontributin e Lallanes edhe jashtë fushave, prandaj ka vendosur që ta shpërblejë atë me zgjatje kontrate deri në përfundim të sezonit./Indeksonline/