Zyrtare: Liverpool nënshkruan me talentin 16 vjeçar
Harvey Elliott nënshkroi me Liverpoolin nga Fulhami, ekip i cili ra nga Liga Premier sezonin e kaluar.
Elliott u bë debutuesi më i ri në historinë e Premier League kur ai u paraqit kundër Wolverhampton Wanderers – 16 vjeç dhe 30 ditë – në maj.
Reprezentuesi i të rinjve të Anglisë do të jetë pjesë e skuadrës së Liverpool për miqësoren e së dielës kundër Napolit në Edinburg dhe kampin e ardhshëm të trajnimit në Evian.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Liverpoolit./Indeksonline/