75 Mall Live Search
08:38 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Liverpooli e shet portierin te skuadra belge

Simon Mignolet është bashkuar me Club Brugge nga Liverpooli.

Skuadra belge ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me 30 vjeçarin.

Nga ky transferim kampionët e Evropës do të përfitojnë 6-8 milionë euro.

Gjatë kohës së tij në Anfield, Mignolet bëri 200 paraqitje për Reds ku edhe e fitoi Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/