17:07 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Liverpooli e zyrtarizon shitjen e sulmuesit, e “krypë” me çmim

Liverpooli sapo e ka bërë zyrtare shitjen e Dominic Solankes. Sulmuesi i ri anglez është transferuar te Bournemouth.

21 vjeçari që asnjëherë nuk arriti të gjejë vend te gjiganti anglez i ka kushtuar 19 milionë funte skuadrës angleze që po befason me formë këtë edicion në Premierligë.

Solanke është fitues i Kupës së Botës në Botërorin U20 me Anglinë ndërsa ishte shpallur edhe lojtari më i mirë në atë eveniment. /Indeksonline/