17:38 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Liverpooli luan dy ndeshje për 24 orë

Liverpooli ka konfirmuar se do të luaj ndeshjen çerekfinale të Carabao Cup kundër Aston Villas që zhvillohet ditën e martë me 17 dhjetor.

Si rezultat, kampionët e Evropës do të shfrytëzojnë dy skuadra njëkohësisht, njërën në Kupën e Botës në Katar dhe tjetrën në Carabao Cup.

Kështu, Liverpooli do të luaj të martën në ora 20:45 me Aston Villën dhe 20 orë më vonë luan përsëri në Katar me kundërshtarin që ende nuk është përcaktuar. /IndeksOnline/