13:10 / E Premte, 26 Janar 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Liverpooli njofton për një tjetër largim nga skuadra

Skuadra e Liverpoolit përmes rrjeteve sociale ka njoftuar një tjetër largim. Bëhet fjalë për drejtorin sportiv, Jorg Schmadtke.

Schmadtke pritet të largohet në fund të këtij muaji, pas përfundimit të merkatos së janarit, shkruan Indeksonline

Ky njoftim vjen menjëherë pasi Jurgen Klopp tregoi se në fund të sezonit do të largohet nga “The Reds”.

Presidenti i Fenway Sports Group, Mike Gordon tha: “Jorg luajti një rol të rëndësishëm. Ai dha një kontributë të çmuar edhe në mbështetje të Jurgen Kloppit”.

Kurse Jorg përmes faqes zyrtare të klubit u shpreh tejet i lumtur për mundësinë që ia dha skuadra angleze.

“Liverpooli është një klub shumë i veçantë. Jam i lumtur që kam pasur mundësinë për të punuar këtu”, u shpreh drejtori sportiv./Indeksonline/