Zyrtare: Liverpooli transferon turkun Ozan Kabak

Liverpooli ka shfrytëzuar ditën e fundit të afatit kalimtar për të transferuar mbrojtësin turk Ozan Kabak.
20 vjeçari i lindur në Ankara, ka qenë pjesë e Schalkes nga viti 2019.
Kabak është produkt i Galatasarayit, e në vitin 2019 ishte transferuar te Stuttgarti.
Reprezentuesi turk ka kaluar në Anfield në formë huazimi, me detyrim blerje për 30 milionë euro në verë.
/Indeksonline/