75 Mall Live Search
15:35 / E Shtunë, 17 Maj 2025 / Gj. Sh

Zyrtare: Liverpuli e ka pasardhësin e Arnold, nënshkruan kontratë të re me mbrojtësin anësor

Liverpuli e ka ”blinduar” mbrojtësin Conor Bradley, duke nënshkruar kontratë afatgjate.

Mbrojtësi i djathtë, ka vazhduar kontratën edhe për gjashtë vite të ardhshme, shkruan IndeksOnline.

Irlandezi gjatë këtij sezoni është paraqitur në 17 ndeshje të Premierligës, dhe ka bindur trajnerin Arne Slot dhe drejtuesit e ”the Reds”.

“Për të nënshkruar një kontratë tjetër, jam shumë krenar dhe i lumtur të shoh se cilët do të jenë hapat e ardhshëm në udhëtimin tonë së bashku. Thjesht duhet ta mbash kokën ulur dhe të vazhdosh të punosh shumë.

Kanë qenë dy vite fantastike [me ekipin e parë]. Sidomos që kur u ktheva nga huazimi dhe kam bërë kaq mirë vitin e kaluar dhe kam vazhduar kështu edhe këtë vit. Ka qenë vërtet mirë. Kështu që, shpresojmë të vazhdojmë dhe të krijojmë më shumë kujtime.”, tha Bradley për faqen zyrtare të Liverpulit pas nënshkrimit të kontratës.

21-vjeçari do të jetq pasardhës i Trent Alexander-Arnold, i cili ka njoftuar largimin nga Liverpuli dhe pritet që sezonin e ri të luaj për Real Madridin./IndeksOnline/