75 Mall Live Search
21:50 / E Premte, 11 Korrik 2025 / Gj. Sh

Zyrtare: Liverpuli pensionon fanellën e Diogo Jotas

Liverpuli edhe zyrtarisht ka pensionuar fanellën me numrin 20, të cilën së fundi e veshi Diogo Jota.

Skuadra angleze këtë veprim e morri pasi futbolisti portugez javën e kaluar pësoi një aksident tragjik, ku humbi jetën bashkë me vëllaun e tij, shkruan IndeksOnline.

Liverpuli ka njoftuar se numri 20 do të pensionohet përgjithonë.

”Pas konsultimit me gruan e tij, Rute, dhe familjen, klubi mund të njoftojë se numri i skuadrës do të tërhiqet në nder dhe kujtim të Diogos në të gjitha nivelet, duke përfshirë LFC Women dhe Akademinë.

Ky veprim është njohje jo vetëm e kontributit të pamatshëm që djaloshi ynë nga Portugalia dha në sukseset e Reds në fushë gjatë pesë viteve të fundit, por edhe e ndikimit të thellë personal që ai pati te shokët e tij të ekipit, kolegët dhe mbështetësit, si dhe lidhjet e përjetshme që ndërtoi me ta.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/