Zyrtare: Llapi bën një tjetër “goditje” gjatë merkatos së dimrit

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Llapi ka bërë një tjetër transferim gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin defanziv nga Podujeva, Gentrit Talla”, shkruhet në rrjetet sociale
Talla tashmë është zyrtarizuar si pjesë e skuadrës pas përfundimit të dokumentacionit dhe përfundimit të fazës përgatitore në Antalya.
22-vjeçari, vjen në klubin nga Podujeva pas dy periudhave në Kroaci me skuadrat RNK Split dhe Zrinski Osječko. Ai ka zhvilluar një pjesë të madhe të karrierës së tij te Prishtina, ku ka kaluar kategoritë e reja, teksa ka veshur fanellën e Vëllaznimit, Besës së Kavajës, Korabit e Vjosës./Indeksonline/