75 Mall Live Search
10:36 / E Premte, 18 Qershor 2021 / kutia

Zyrtare: Llapi bën super ‘goditje’ në afatin kalimtar

Skuadra e Llapit ka bërë një super transferim gjatë këtij afati kalimtar veror.

Përmes rrjeteve sociale, kampioni i Kupës së Kosovës – bëri të ditur transferimin e Alban Shillovës, shkruan IndeksOnline

Shillova së fundmi ishte pjesë e kampionit, FC Prishtinës, ndërsa sot ka firmosur kontratë një-vjeçare me Llapin.

Sulmuesi i qendrës më parë ka qenë pjesë e skuadrave si: Bylis, Trepça, Liria, Drita, Flamurtari, Drenica dhe së fundmi tek Prishtina, me të cilët u shpall kampion në edicionin 2020/21./IndeksOnline/