75 Mall Live Search
16:24 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / G T

Zyrtare: Llapi firmos me një sulmues, vjen nga Liga e Dytë

KF Llapi arrin marrëveshje 3-vjeçare e gjysmë me sulmuesin e qendrës, Gentijan Aliu.

20-vjeçari transferohet te klubi nga Podujeva pas paraqitjeve shumë të mira me ekipin e Top Football, ku në edicionin e fundit ka regjistruar 9 gola dhe 4 asistime në 12 paraqitje zyrtare, shkruan Indeksonline

Ndërsa në edicionin paraprak, Aliu ka pasur një sezon tejet produktiv, duke realizuar 32 gola dhe 10 asistime në 26 ndeshje.

“Transferimi i Gentijan Aliut është pjesë e strategjisë së klubit për të investuar në talentë të rinj me perspektivë dhe për të forcuar repartin ofensiv për sfidat që na presin”, shkruhet në njoftimin e klubit

/Indeksonline/