75 Mall Live Search
14:36 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / G T

Zyrtare: Llapi largon portierin Miftari

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje të dyanshme me portierin Januz Miftari për përfundimin e kontratës, e cila ishte valide edhe për dy vite e gjysmë.

Duke marrë parasysh konkurrencën dhe mungesën e minutave, Miftari ka kërkuar mirëkuptimin e klubit për t’u larguar, në kërkim të sfidave të reja në karrierën e tij, shkruan Indeksonline

Miftari iu bashkua KF Llapit gjatë kësaj vere nga KF Trepçca dhe gjatë gjithë kësaj periudhe tregoi përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, duke u angazhuar maksimalisht në çdo moment.

“KF Llapi e falënderon “Nuzin” për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhet në rrjetet sociale