75 Mall Live Search
14:03 / E Premte, 16 Janar 2026 / G T

Zyrtare: Llapi largon sulmuesin e rrezikshëm, Gnapi firmos me një klub nga Rusia

Skuadra kosovar, Llapi ka mbetur pa sulmuesin më të mirë, Axel Gnapi.

Gnapi ka firmosur me klubin rus, Fakel Voronezh, shkruan Indeksonline

“Pas interesimit të vazhdueshëm të klubit rus, KF Llapi ka rënë dakord për kushtet e ofruara dhe ka vendosur ta lirojë futbollistin”, shkruhet në një komunikatë të klubit kosovar

Siç shkruhet në faqen e njohur “Transfermarkt”, Llapi ka përfituar 100 mijë euro për shitjen e sulmuesit.

Axel Gnapi iu kishte bashkuar KF Llapit në korrik të vitit të kaluar nga FC Prishtina, ndërsa gjatë qëndrimit të tij te klubi ynë u paraqit në 15 ndeshje kampionale, ku realizoi 7 gola dhe regjistroi 4 asistime, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën./Indeksonline/