Zyrtare: Llapi nënshkruan me talentin 19 vjeçar nga Ferizaji

Futbollisti Thesar Ismajli ka nënshkruar kontratë me klubin e Llapit, ai deri më tani ishte pjesë e skuadrës së juniorëve të Ferizajt.
Kurse tani ai ka nënshkruar kontratën 3 vjeçare me skuadrën e Llapit dhe do të ketë të drejtë të paraqitet edhe për skuadrën e parë por edhe për atë U19.
Ismajli është mbrojtës i krahut të majtë dhe është i dalluar për ndërhyrjet e tij të sakta në defanzivë.
Po ashtu futbollisti ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U19./Indeksonline/.