Zyrtare: Llapi njofton largimin e një mesfushori

Skuadra nga Superliga e Kosovës, KF Llapi ka laruar një mesfushor.
Alban Ramdani, është futbollisti i radhës që ka mbyllur bashkëpunimin me fituesin e Kupës së Kosovës në sezonin 2020/21, shkruan IndeksOnline
“Falenderojmë për kontributin e dhënë gjatë edicionit 2020/21 mesfushorin Alban Ramadani, i cili së bashku me shokët e skuadrës arriti të jetë pjesë e suksesit historik të Llapit Evropian”, shkruhet në postimin e bërë nga klubi kosovar.
Kjo marrëveshje u mbyll me pajtim të dy palëve./IndeksOnline/