Zyrtare: Llapi prezanton dy përforcimet e reja
Llapi synon titullin e kampionit të IPKO Syperligës së Kosovës në futboll, pavarësisht se ka një ngecje të vogël në raport me Prishtinën e Feronikelin.
Skuadra nga Podujeva sot ka prezantuar dy transferimet e para të afatit kalimtar të janarit.
Pas arritjes së marrëveshjes me trajnerin e ri Gjengiz Rexhepi, Llapi ka njoftuar edhe për transferimin e parë të afatit kalimtar të janarit, i cili është mesfushori llapjan Flamur Bajrami, i cili sot ka kryer prezantimin me fanellën bardhekaltër.
“Flamur Bajrami ka nënshkruar kontratë dy vjeçare e gjysmë me klubin, ndërsa më parë ka qenë pjesë e 2 Korrikut, Tiranës e Vëllaznimit”, thuhet në njoftimin e klubit llapjan.
Disa orë më vonë Llapi ka prezantuar edhe transferimin e dytë të janarit, mbrojtësin nga Shqipëria, Elvis Prençi.Qendërmbrojtësi nga Peshkopia, Elvis Prençi gjatë ditës së sotme ka arritur marrëveshje me skuadrën e Llapit dhe në këtë edicion do veshë fanellën bardhekaltër”.
“Elvis Prençi, 25 vjeç i lindur më 26.06.1993, i gjatë 1.89m luan si qendërmbrojtës dhe nga sot është pjesë e Llapit”.“Prençi ka luajtur më parë për Kukësin, Partizanin e Tiranës, Teutë, Korabin e Peshkopisë dhe së fundmi për Lushnjën. Po ashtu ai ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U21”, thuhet një njoftimin e Llapit.
Stinorin vjeshtor Llapi e ka përfunduar në pozitën e tretë me 35 pikë, 5 më pak se Prishtina që e kryeson renditjen dhe 4 më pak se Feronikeli që gjendet në pozitën e dytë.

