75 Mall Live Search
16:43 / E Shtunë, 04 Janar 2025 / G T

Zyrtare: Llapi publikon shtabin e ri teknik, Tahir Batatina me asistentët e ri

Skuadra e Llapit përmes rrjeteve sociale ka treguar për emrat e rinj në shtabin teknik për pjesën tjetër të sezonit aktual në Superligën e Kosovës.

Tahir Batatina trajneri kryesor, tani ka emra të rinj në pankinë, shkruan Indeksonline

Emrat e rinj në stolin e Batatinës, janë: Sunaj Keçi, Mehmet Agushi, Besnik Rexhepi dhe Bekim Mulliqi.

“Kryetrajneri i skuadrës, Tahir Batatina, bashkë me stafin ndihmës, ka filluar prej ditës së djeshme përgatitjet për edicionin pranveror, duke u fokusuar në ngritjen e formës së ekipit para sfidave që na presin”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Podujeva

Kujtojmë që ditë më parë, Batatina shkarkoi nga detyra gjithë stafin e tij për shkak të rezultateve negative në Superligën e Kosovës./Indeksonline/