16:00 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Llapi transferon gjigantin nga Liga Superiore e Shqipërisë

Përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit për edicionin 2020/21 është qendërmbrojtësi i cili vie nga Kategoria Superiore, i cili në edicionin e fundit mbrojti ngjyrat e KF Laçit.

Marrëveshja e nënshkruar me Gjonin është 1 vjeçare. Eglentin Gjoni, 27 vjeçar, i lindur më 02.12.1992 në Vorë, i gjatë 1.94 m, luan me këmbën e majtë.

Pozita e tij natyrale është qendërmbrojtës. Në edicionin e fundit ka zhvilluar gjithsejt 20 ndeshje(19 kampionat/1 kupë).