75 Mall Live Search
15:52 / E Shtunë, 08 Janar 2022 / MSH

Zyrtare: Lorenzo Insigne kalon te Toronto

Lorenzo Insigne edhe zyrtarisht ka nënshkruar me Toronto FC.

Këtë e ka bërë të ditur, klubi nga MLS, përmes një postimi në Twitter.

Italiani do t’i bashkohet skuadrës së MLS në korrik si lojtar i lirë, kur të përfundojë sezonin aktual me Napolin.

Insigne siç raportohet nga mediat italiane, do të ketë pagë prej 11 milionë euro, ku me bonuse do të arrijë deri në 16 milionë euro në vit.