75 Mall Live Search
14:15 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Luis Suarez do të operohet të dielën

Sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez do t’i nënshtrohet një operimi nga Dr. Ramón Cugat, këtë e ka konfirmuar vetë klubi katalunas.

Suarez është detyruar për këtë operim për shkak të një lëndimi në gjurin e djathtë.

Operimi i Suarez do të bëhet të dielën kurse klubi ka treguar se do të bëjnë njoftim të ri pasi të përfundoj operimi i futbollistit, ku pastaj do të vlerësohet se për sa kohë mund të mungojë./Indeksonline/.