Zyrtare: Maddison nënshkruan me Tottenhamin

Tottenham Hotspurs arrin marrëveshjen për transferimin e James Maddison. Spurs kanë rënë dakord me Leicester City-n për 40 milionë paundë, pas një sërë diskutimesh dhe negociatash që kishin nisur prej kohësh.
Mesfushori i avancuar kreu vizitat mjekësore të mërkurën dhe u prezantua si blerja e re e londinezëve. Maddison bëhet transferimi i parë i rëndësishëm i trajnerit të ri të Tottenham, Ange Postecoglou.
Transaksioni do të përmbajë dhe bonuset, të cilat rezultuan vendimtare në finalizimin e marrëveshjes, pasi Leicester City pretendonte fillimisht 60 milionë paundë, por kërkesat u ulën ndjeshëm pasi zbritën në Championship.
Spurs mposhtën konkurrencën e Newcastle United për James Maddison teksa 26-vjecari pritet të përfitojë 170,000 mijë paundë në javë. Anglezi ishte pjesë e Leicester City që nga qershori i 2018, kur u ble për 25 milionë paundë prej Norwich City dhe rezultoi një transferim i shkëlqyer për Dhelprat, që falë kontributit të Maddison fituan dhe FA Cup në 2019.