Zyrtare: Malacia i bashkohet PSV-së

Mbrojtësi holandez, Tyrell Malacia, është larguar nga Manchester Unitedi.
Malacia, ka vendosur të rikthehet në vendlindjen e tij, ku i është bashkuar gjigantit holandez, PSV në formë huazimi.
Welkom in Eindhoven, Tyrell 🔴⚪ pic.twitter.com/upL7fHDF3e
— PSV (@PSV) February 4, 2025
Huazimi i tij do të ketë të drejtën e blerjes, ku PSV do të duhet t’i paguajë 10 milionë euro Unitedit, nëse dëshirojnë ta mbajnë atë.
Holandezi, i është bashkuar Manchester Unitedit në vitin 2022 nga Feyenoordi, mirëpo nuk ka arritur të tregonte klasin e tij shkaku i lëndimeve të tij të shumta./IndeksOnline/