75 Mall Live Search
21:34 / E Martë, 22 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: Malisheva mbetët pa ‘Lewandowskin’

Skuadra e FC Malishevës s’mund të llogarisë më në sulmuesin, Albion Rrahmani i njohur si ‘pitbulli’ dhe ‘Lewandowski’. 

Përmes rrjeteve sociale, Rrahmani ka njoftuar tifozët se është larguar nga klubi i Malishevës, e cila do të bëjë gara në Superligë sezonin e ri 2021/22, shkruan IndeksOnline

“Të dashur miq dhe ju sportdashës, me këtë postim po ju informoj se nuk do të jem më pjesë e Malishevës”, ka shkruar Rrahmani në rrjetet sociale

Sulmuesi pritet që shumë shpejtë ta njoftoj publikun me klubin e ri./IndeksOnline/