75 Mall Live Search
08:42 / E Diele, 19 Janar 2025 / L A

Zyrtare: Manchester City bën blerjen e parë për afatin e janarit

Manchester City ka bërë blerjen e parë të afatit të janarit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Abdukodir Khusanov, i cili u transferua nga skuadra franceze Lens.

City, pagoi rreth 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit uzbek.

Mbrojtësi do të mbaj numrin 45 te City, numër që e mbante dikur sulmuesi italian, Mario Balotelli.

Khusanov, këtë sezon kishte bërë 16 paraqitje për Lensin në pjesën e parë të sezonit, duke u cilësuar si një nga mbrojtësit më të mirë në Ligue 1./IndeksOnline/