75 Mall Live Search
14:49 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Manchester City nënshkruan me “Modricin” e ri

Manchester City ka përfunduar nënshkrimin e mesfushorit të Kroacisë, Ante Palaversa nga Hajduk Split.

Kampionët e Premier Ligës kanë paguar 4.1 milionë funta për 18-vjeçarin, i cili do të mbetet në huazim në Hajduk deri në verën e vitit 2020, shkruan Indeksonline.

Palaversa ka zhvilluar 11 ndeshje me skuadrën U-21 të Kroacisë dhe është lavdëruar si një nga të rinjtë më të mirë të vendit.

Palaversa ka bërë 17 paraqitje për Hajduk këtë sezon, duke shënuar dy herë, dhe bëhet nënshkrimi i dytë i Cityit në afatin e janarit pas mbërritjes së Ko Itakura nga Kawasaki Frontale. /IndeksOnline/