Zyrtare: Manchester City rinovon kontratën me Fodenin

Manchester City edhe zyrtarisht ka vazhduar kontratën me futbollistin Phil Foden.
22 vjeçari ka nëshkruar kontratë të re pesë vjeçare, dhe do të jetë pjesë e Cityt deri në vitin 2027, shkruan IndeksOnline.
Foden është njëri nga talentet i cili ka dal nga akademia e klubit dhe është shprehur i lumtur për vazhdimin e kontratës.
“Është e vështirë të shprehet me fjalë se sa i lumtur jam që kam nënshkruar këtë kontratë”, tha Foden.
“Është një ëndërr e realizuar”, ka thënë Foden./IndeksOnline/