75 Mall Live Search
00:06 / E Martë, 04 Shkurt 2025 / L A

Zyrtare: Manchester City transferon Nico Gonzalez

Manchester City ka zyrtarizuar blerjen e katërt dhe të fundit për këtë afat kalimtar.

Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll, Nico Gonzalez i cili u transferua nga Porto.

Gonzalez, do të nënshkruajë kontratë katërvjecare me “Qytetarët” dhe shihet si zëvëndësues i Rodrit, i cili është i lënduar.

Spanjolli, është edhe produkt i akademisë së famshme të Barcelonës “La Masia”, i cili më pas u transferua te Porto ku arriti të bëhej një nga lojtarët më të rëndësishëm të gjigantëve portugez./IndeksOnline/