75 Mall Live Search
10:46 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Manchester Unitedi ia zgjat kontratën mesfushorit të klubit

Skuadra e Manchester Unitedit përmes rrjeteve sociale ka lajmëruar se ia ka zgjatur kontratën mesfushorit, Scott McTominay.

Ai ka nënshkruar zgjatjen e kontratës deri më 2025, transmeton Indeksonline.

McTominay ka dalë nga akademia e Manchester Unitedit dhe vlerësohet shumë në klubin anglez.

Ai shihet si një nga lojtarët më të rëndësishëm për  Solskjaerin./Indeksonline/