75 Mall Live Search
10:24 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Manchester Unitedi zgjedh Bruno Fernandesin- futbollistin më të mirë të sezonit të kaluar

Skuadra e Manchester Unitedit ka lajmëruar se sot ka zgjedhur futbollistin më të mirë të sezonit të kaluar.

Portugezi, Bruno Fernandes është shpërblyer me çmimin e më të mirit për sezonin e kaluar tek Unitedi, transmeton Indeksonline.

Fernandesi erdhi tek Unitedi në janar të këtij viti, por pati ndikim të madh te gjiganti anglez.

Mbetet të shihet se a do ta mbajë formën e mirë edhe këtë sezon portugezi./Indeksonline/