Zyrtare: Mandzukic vishet ‘kuqezi’

Skuadra e AC Milan ka zyrtarizuar sulmuesin kroat, Mario Manxhukiq.
Milani njoftoi para pak çastësh se ka nënshkruar me ish-lojtarin e Juventusit, duke firmosur kështu kontratë deri në fund të këtij sezonit, shkruan IndeksOnline.
Te ‘kuqezinjtë” Mario do ta bartë fanellën me numër 9-të.
I lindur në Slavonski Brod (Kroaci) më 21 maj 1986, Mario Manxhukiq veshi fanellat e NK Marsonia, NK Zagreb dhe GNK Dinamo Zagreb. Në verën e vitit 2010 ai u transferua në Gjermani, së pari në VfL Wolfsburg (60 paraqitje dhe 20 gola) dhe më pas në Bayern Munchen (88 ndeshje dhe 48 gola). Në 2014-15 me Atletico Madridin, ai shënoi 20 gola në 43 ndeshje, para se të transferohej në Juventus me të cilin bëri 162 paraqitje dhe 44 gola. Në janar 2020 ai u transferua në Al-Duhail, me të cilin luajti 7 ndeshje duke shënuar 1 gol./IndeksOnline/