Zyrtare: Marcos Rojo largohet nga Manchester Unitedi

Mbrojtësi, Marcos Rojo, është larguar përfundimisht nga Manchester Unitedi.
30-vjeçari ka firmosur kontratën me klubin nga Argjentina, Boca Juniors, shkruan IndeksOnline.
“Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Marcos Rojo, ka përfunduar transferimin e tij të plotë në Boca në një tarifë ta pazbuluar”, thuhet në komunikatën e ‘djajve të kuq’”.
Rojo kishte kaluar një kohë si lojtar i huazuar te klubi Estudiantes. Ai te Unitedi ndeshjen e fundit e zhvilloi në nëntor të vitit 2019./IndeksOnline/
