75 Mall Live Search
12:16 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / AR

Zyrtare/ Mark Noble nuk ndahet nga West Ham United, rikthehet me rol të ri në klub

West Ham United ka zyrtarizuar rikthimin në klub të Mark Noble.

Noble do të rikthehet në klub me një pozitë të re, atë të drejtorit sportiv.

Legjenda e ‘Hammers’ do të fillojë zyrtarisht në postin e tij më 2 janar 2023, pas pensionimit të tij si lojtar në fillim të këtij viti, pas 550 paraqitjeve në 18 vjet shërbim të mrekullueshëm me fanellën e klubit.

Në fillim të kësaj vere, Noble udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara për të përfunduar një kurs për udhëheqjen e biznesit në argëtim, media dhe sport në shkollën prestigjioze të Biznesit të Harvardit dhe ai do të vazhdojë të kalojë kohë duke punuar në një sërë projektesh personale dhe interesash biznesi ndërsa rifillon punën e tij.