17:26 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Marko Van Basten nënshkruan me Kukësin

Një ditë pas prezantimit të Emiliano Mustës, Kukësi ka zyrtarizuar sot përforcimin e radhës.

Ai është Mark Van Basten Çema dhe ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me klubin verilindor të futbollit.

Sulmuesi 21-vjeçar është prezantuar nga drejtori Nderin Nexhipi. Ai ra në sy me Përfaqësuesen Çame në një turne, që u mbajt pak ditë më parë, ku shënoi disa gola.

Po ashtu, ka spikatur edhe te Dinamo me golat e tij. Në këtë rrugëtim, sulmuesi ndjek gjurmët e vëllait të tij, Klaudio Çema, i cili ka qenë pjesë e Kukësit. /IndeksOnline/