Zyrtare: Marseille ndan rrugët me trajnerin Roberto De Zerbi
Roberto De Zerbi nuk do të jetë më trajner i Marseillet.
Skuadra franceze ka zyrtarizuar largimin e teknikut italian, me efekt të menjëhershëm, shkruan IndeksOnline.
Ky vendim ka ardhur pas humbjes së fundit të Marsellet nga PSG-ja, me rezultat 5-0.
Sipas njoftimit, ka pasur një diskutim tripalësh mes presidentit të klubit, drejtoirt sportiv dhe trajnerit De Zerbi, e pastaj ka ardhur vendimi final.
Marseille e ka falendëruar De Zerbin për periudhën e tij në krye të klubit, ku në sezonin e kaluar skuadra përfundoi në vendin e dytë./IndeksOnline/
Communiqué officiel de l’Olympique de Marseille.
— Olympique de Marseille (@OM_Officiel) February 11, 2026

