75 Mall Live Search
10:55 / E Mërkurë, 18 Shtator 2024 / G T

Zyrtare: Martial i bashkohet Strakoshës tek AEK-u i Athinës

Futbollisti francez, Anthony Martial, është bërë me skuadër të re.

Ish-lojtari i Manchester Unitedit ka firmosur me klubin grek, AEK-u i Athinës, shkruan Indeksonline

Martial ishte “free agent” dhe tashmë është bërë me klub të ri dhe do jetë bashkëlojtar i portierit shqiptar, Thomas Strakosha.

Kujtojmë se AEK-u synon titullin kampion këtë edicion dhe si trajner e ka legjendën e futbollit argjentinas, Matias Almeyda./Indeksonline/