13:16 / E Premte, 14 Qershor 2024 / G T

Zyrtare: Mats Hummels largohet nga Borussia Dortmundi

Skuadra e Borussia Dortmund përmes një komunikate ka treguar për ndërprerjen e bashkëpunimit me mbrojtësin, Mats Hummels.

Hummelsit i skadoi kontrata në fund të këtij sezoni me finalisitn e Ligës së Kampionëve, shkruan Indeksonline

Kur të gjithë menduan se 35-vjeçari do të vazhdoj me BVB-në, nuk ndodhi ashtu.

Hummels sot i jep fund aventurës me gjigantin gjerman.

“Të dashur tifozë, koha ime në bradhezi tani po i vjen fundi pas gjithsej 13-vjetësh. Ishte një nder i madh dhe gëzim për mua që kam luajtur për BVBn kaq gjatë. Unë i falënderoj të gjithë trajnerët, lojtarët dhe stafin. Do bëjë tifo për ju nga larg, do më mëungoni”, është përshëndetja e mbrotjësit gjerman

Futbollisti Hummels tani është lojtar i lirë dhe pritet që gjatë këtij afati kalimtar të bëhet me skuadër të re.

Kujtojmë që Borussia Dortmundi gjatë ditës së djeshme mori lajmin për dorëheqjen e trajnerit, Edin Terzic./Indeksonline/