16:22 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / L K

ZYRTARE: Mazzari merr drejtimin e Napolit

Edhe zyrtarisht, Rudy Garcia është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Napolit. Vendin e tij e ka zënë menjëherë, Walter Mazzari.

Trajneri i njohur italian është rikthyer tek kjo skuadër të cilën e kishte drejtuar nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Napoli ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare dhe ka synim mbrojtjen e titullit në Serie A./Indeksonline/