75 Mall Live Search
19:25 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Mbappe shok skuadre me Edon Zhegrovën

Pas Kylian Mbappe, edhe vëllau i tj, Ethan është larguar nga skuadra e PSG-së.

17-vjeçari është zyrtarizuar si futbollist i ri i skuadrës së Lille, shkruan IndeksOnline.

Ai sezonin e ardhshëm do të jetë shok skuadre me futbollistin kosovar, Edon Zhegrova.

Mesfushori francez ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrën e Lille.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem LOSC. Mezi pres të filloj këtë aventurë dhe të takoj shokët e mi të rinj, stafin, si dhe mbështetësit. Për mua, në moshën time, qëndrimi në Francë ishte alternativa më e mirë për të përparuar. Mendoj se LOSC ishte projekti më i mirë. Është një klub që është një nga më të mirët në Francë. Është një krenari e vërtetë që mund të luaj këtu.”, deklaroi Ethan.

Ethan Mbappe, sezonin e fundit bëri debutimin në futbollin profesionist me skuadrën e PSG-së, ku luajti në pesë ndeshje zyrtare./IndeksOnline/