Zyrtare: Mbrojtësi Leonat Vitija largohet nga Drita

Futbollisti Leonat Vitija është larguar nga Drita pas dy sezoneve.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi gjilanas përmes rrjeteve sociale, me lojtarin që përshëndetet me “Intelektualët”, shkruan Indeksonline
Vitija ishte transferuar te Drita gjatë vitit 2022 nga ekipi shqiptar, Skënderbeu si “lojtar i lirë”.
Mbrojtësi 23-vjeçar tani është i lirë dhe pritet që shumë shpejt të transferohet te skuadra e tij e re.
Kujtojmë që më parë, Vitija kishte luajtur për skuadrat, si: Kek-u dhe Prishtina./Indeksonline/