Zyrtare: Me këtë datë fillon sezoni i ri i Premier Ligës

Sezoni 2019/2020 i Premier Ligës është pranë përfundimit, ku ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në fund.
Federata Angleze e Futbollit ka dhënë lajmin se sezoni i ri do të filloj me 12 shtator, transmeton Indeksonline.
Sezoni 2020/2021 do të përfundoj me 23 maj ku do të luhet xhiroja e fundit.
Premier Liga zakonisht fillon në muajin gusht, por për shkak të situatës me koronavirus, datat janë shtyrë./Indeksonline/