Zyrtare: Me ndihmën e Bajramit, Empoli siguron promovim në Serie A

Empoli pas dy vitesh është rikthyer në elitën e futbollit italian.
Pas fitores 4-0 kundër Cosenzas, Empoli edhe zyrtarisht siguroi promovimin në Serie A.
Futbollisti shqiptar Nedim Bajrami shënoi njëri nga golat e këtij takimi.
Për pozitën e dytë po zhvillohet garë e ngushtë mes Salernitanas, Lecces dhe Monzas.
/Indeksonline/