75 Mall Live Search
10:12 / E Premte, 17 Janar 2025 / G T

Zyrtare: Me një mesazh për mbrojtësit, Haaland nënshkruan kontratën e re

Futbollisti i Kombëtares së Norvegjisë, Erling Haaland, ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn.

Përmes një videoje tejet kreative, kampioni i Premier League ka konfirmuar firmosjen e kontratës së re deri në vitin 2034, shkruan Indeksonline

Haaland ka një mesazh për mbrojtësit e Premier Leagues.

“Të dashur mbrojtës, unë e di që ndonjëherë ju nuk më doni mua këtej. Por ne kemi nevojë për njëri-tjetrin”, Haaland shkruan në letër

Haaland me Manchester Cityn ka zhvilluar 126 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 111 gola dhe ka bërë 15 asiste./Indeksonline/