Zyrtare: “Menqa”, largohet nga Struga

Anësori nga Kosova, Mentor Mazrekaj konfirmoi gjatë ditës së sotme largimin nga kampioni i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim & Lum.
Mazrekaj, përmes një postimi në Facebook konfirmoi largimin e tij.
Ju njoftoj që nga sot që nuk jam më pjesë e Struga Trim & Lum. Dua të falënderoj kryesinë e klubit bashkë me prof. Shpetim Duro që më dhanë mundësinë të jem pjesë e tyre. Ky vit me Strugën ishte historik ku filloi që me kupat e Evropës dhe arritëm deri në play off dhe e kurorëzuam me titullin kampion ne kampionat. Falenderime per te gjithë lojtarët, stafin dhe tifozët.- deklaroi Mazrekaj për Facebook.
Mazrekaj, iu bashkua kampionit të Maqedonisë së Veriut verën e kaluar nga Laçi ku bëri 26 paraqitje dhe shënoi dy gola.
Anësori, arriti me skuadrën e tij playoffin në Ligën e Konferencës duke u eliminuar nga skuadra islandeze Breidablik, si dhe u shpall kampion i Maqedonisë së Veriut këtë sezon./IndeksOnline/