Zyrtare: Mërgim Berisha largohet nga Augsburgu, mbetet në Bundesliga

Mërgim Berisha është bërë me skuadër të re.
Futbollisti kosovar ka ndërruar skuadrën por jo edhe kampionatin, shkruan IndeksOnline.
25-vjeçari është transferuar te TSG Hoffenheim, ku ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2027.
Berisha ditët e fundit ishte i lidhur për një transferim te Borusia Dortmundi.
Ai sezonin e fundit me Augsburgun luajti 22 ndeshje, duke shënuar 10 gola dhe bëri katër asistime./IndeksOnline/