Zyrtare: Mërgim Berisha largohet nga Fenerbahche, transferohet në Gjermani

Mërgim Berisha edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Augsburgut.
Klubi gjerman ka vendosur të blejë kartonin e sulmuesit kosovar nga skuadra e Fenerbahches, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi turk përmes një njoftimi zyrtar.
“Klubi falenderon Mergim Berishen te cilin Klubi i Augsburgut e transferoi duke shfrytezuar opsionin e blerjes”, thuhet në njoftim.
Berisha sezonin e kaluar ishte i huazuar nga nga Fenerbahce te Augsburgu, me klubin gjerman që pagoi rreth katër milionë euro për shërbimet e tij.
25-vjeçari bëri 23 paraqitje me Augsburgun, duke shënuar 9 gola dhe dhuroi 4 asiste./IndeksOnline/