13:37 / E Premte, 19 Janar 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Mësohen çerekfinalet në Copa del Rey, Barcelona luan ndaj një kundërshtari të fortë

Është tërhequr shorti i Copa del Rey, ku janë mësuar çiftet çerekfinale dhe do të kemi ndeshje tejet interesante.

Skuadra e Barcelonës do të luaj ndaj Athletic Bilbao dhe kjo është ndeshja më interesante e këtij raundi, shkruan Indeksonline

Celta Vigo luan ndaj Real Sociedad, kurse Vedat Muriqi me Mallorcan luan ndaj Gironas.

Ndeshja tjetër interesante pritet të jetë ajo mes Sevillas dhe Atletico Madrid./Indeksonline/