75 Mall Live Search
16:35 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Mësohet data e prezantimit të Hazard në Real Madrid

Sot është dita kryesore për nënshkrimin e Eden Hazard me Real Madridin.

Mediat më të mëdha botërore, e në vecanti ato spanjolle, raportojnë se Real Madrid do t’i bëjë sot një ofertë Chelseat, e që besohet se është e fundit.

Belgu i cili një ditë më parë fitoj Europa Ligën, nëse gjithcka shkon sipas planit, do të niset të shtunën në Spanjë.

Hazard është siguruar për më pak se dy javë nga udhëheqësit e Madridit, të cilët janë shumë të bindur se Chelsea do të pranojë propozimin e vënë në tryezë sot.

Prestigjiozja spanjolle “AS” madje ka zbuluar edhe datën e prezantimit dhe sipas tyre Hazard do të paraqitet si lojtar i Real Madridit këtë të hëne (3 qershor) në Bernabeu. /IndeksOnline/